Kombëtarja i jep fund përgatitjeve në Tiranë, kuqezinjtë nisen drejt Çekisë me një mision të qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 10:10

Kombëtarja i jep fund përgatitjeve në Tiranë, kuqezinjtë nisen drejt Çekisë me një mision të qartë

Të martën ishte stërvitja e fundit në Tiranë e Kombëtares. Sot në mëngjes skuadra do të niset drejt Pragës me një avion çarter për sfidën ndaj Çekisë, që do të luhet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena”.

KOMBETARJA

Sipas axhendës së përcaktuar, sot në orën 17:15 nga ambientet e stadiumit në Pragë, do të dalë në konferencën e zakonshme për mediat trajneri Silvinjo dhe një lojtar i ekipit kombëtar. Seanca e fundit do të zhvillohet sot në 18:00 në “Fortuna Arena”, me kuqezinjtë që do të përshtaten me fushën.

Ndërkohë, kthimi i Kombëtares në Tiranë do të bëhet menjëherë pas ndeshjes në Çeki, sërish me një avion çarter. Koha është shumë e shkurtër, pasi të dielën kuqezinjtë luajnë ndaj Polonisë në “Air Albania”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"