“Klubet dalin njëherë kundër, kur shkojnë te ‘xhelati’ bëhen bashkë”, Sinemati për bojkotin: UEFA bëri letër dashurie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2020 | 21:50

“Klubet dalin njëherë kundër, kur shkojnë te ‘xhelati’ bëhen bashkë”, Sinemati për bojkotin: UEFA bëri letër dashurie

Opinionisti Gëzim Sinemati nuk i kurseu kritikat ndaj ekipit kombëtar dhe trajnerit Reja pas barazimit 0-0 dje me Kazakistanin.
sinemati
Në studion e “Proçesit Sportiv” të “Top Channel”, Sinemati u shpreh se Shqipëria luajti dje ndaj kazakëve si “të ishte në bojkot”.

“Kështu si luan ekipi kombëtar, duket sikur janë bënë bojkot, e kanë braktisur. Këta të rinjtë e Shqipërisë më kanë bërë çudi, nuk presin vlerësime nga jashtë, vetëvlerësohen. Lojtarëve u ka pëlqyer kjo gjë.
Të mos merremi me modulin, e kemi problem karakteri. Moduli ndryshohet sipas njerëzve. Po t’u veshësh një fanelë të Superligës këtyre të kombëtares, a e meritojnë kaq vëmendje?  Këta nuk e meritojnë vëmendjen e nejrëzve. Reja si po vepron, duhet të qajmë Panuçin . Vjen një burrë me përvojë. Sa kemi këtë sistem, do jemi epruvete. Pastaj vijnë barazimet me Lituaninë.

Si në Shqipëri dhe në Kosovë, dashuritë na kthehen në urrejte. Ne thoshim më para pse s’kemi trajner si Kosova. Tani 2-3 e fundit javë se duan.  Problemi pse i kundërvihemi trajnerëve të huaj është sepse jemi difektozë, vjen nga ana emotive që kemi. Nuk i gjykojmë ftothtë. Jemi mësuar me rezultate të mëdha, gazetares i the ma gjej kush bën golin. Ne e bëjmë kështu, të tjerët janë të ekuilibruar. Ta gjejnë ustallarët trajnerit. Na hedhin kockën, ne e lëpijmë. Edhe në Kosovë si te ne, bëjnë sondaze që trajneri të rri apo jo.

Po mësohemi njerëzit pa futboll. Ka qenë demagogji që ne s’rrimë pa futboll. Në cillin vend të shtirur si ne që hiqemi sikur s’rrimë pa futboll si ne, s’do dilnin në protesta? Të gjithë presidentët janë kundër, pastaj kanë xhelatin mbi kokë bëhen bashkë.

Gjersa brenda nuk zgjidhet, jashtë duhej të kishte ndërhyrje. Kur shteti bëhej pengesë për futbollin, UEFA dhe FIFA thonë se ju i përjashtojnë. Tani jo, janë bërë palë me këta. Letra e UEFA-s për FSHF-në ishte si letër dashurie, uluni gjeni gjuhën e zgjidhjes. Si mund të jesh anëtar i UEFA-s nuk zbatohen rregullat?”, bëri me dije Sinemati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"