Kjaer dhe Gabia në Europë, Pioli vuan pa tre titullarë kundër Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 17:30

Kjaer dhe Gabia në Europë, Pioli vuan pa tre titullarë kundër Romës

Nëntëmbëdhjetë ndeshje të luajtura me një bilanc prej 14 fitoresh, 2 barazimesh dhe 3 humbjesh. Në vitin 2024, Milani ka ndërruar marshin dhe arrin në një moment të shkëlqyer forme për ndeshjet që do të vendosin sezonin e kuqezinjve, por në funksion të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Europës kundër Romës, për të cilën pritet edhe pronari Xherri Kardinale, Stefano Pioli duhet të përballet edhe një herë me mungesat në mbrojtje.

pioli

Tomori nuk do të jetë për shkak të skualifikimit pas kartonit të verdhë kundër Slavia Pragës. Kalulu është ende jashtë (ai do të kthehet nga fundi i muajit ose në fillim të majit) dhe Çau është në dyshim pasi humbi ndeshjen kundër Leçes për shkak të një problemi në shputë. “Ai duhet të jetë të enjten”, tha Pioli para ndeshjes së Leçes, duke folur për mbrojtësin gjerman, i cili nëse rikuperohet do të luajë në qendër të mbrojtjes pranë njërit prej Gabias dhe Kjaerit, të cilët bënë stafetën kundër Leçes dhe janë gati për të luajtur përkrah ekipit në rast urgjence totale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"