Kërkohet me çdo kusht Superiorja/ “Besëlidhje bio”, tre shkodranë pezull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2021 | 12:48

Kërkohet me çdo kusht Superiorja/ “Besëlidhje bio”, tre shkodranë pezull

Me rikonfirmimin e Alban Brukës në stol, pritet që të nisë zyrtarisht puna për ndërtimin e Besëlidhjes. Në klub duan me çdo kusht ngjitjen pas 14 vitesh mungesë dhe trajneri mendon se ky mision mund të realizohet duke e zhvendosur vëmendjen te produkti vendës.

ERZENI BESELIDHJA

Në dekadën e fundit maxhorancën e kanë pasur shkodranët, por edhe të huajt nuk kanë munguar. Serbët dhe hera-herës afrikanët, kanë zbarkuar në Lezhë. Që në kampionatin e fundit, drejtuesit e kthyen vëmendjen te lezhjanët në fakt. Sollën në janar vëllezërit Ruben dhe Redon Danaj dhe morën më shumë hapësira Patrik Fetaj apo Florian Përgjoni.

E thënë ndryshe, “tranzicioni” ka nisur muaj më parë. Sa u përket futbollistëve nga Shkodra, ka gjasa që ata të mbeten pjesë e organikës. Senatorët Kledi Dibra e Samet Hepaj, por portieri Erind Selimaj mund të rinovojë. Për fatin e mbrojtësit Samet Ruqi dhe sulmuesve Arsen Hajdari dhe Arenc Dibra ende nuk dihet gjë. Deri në startin e fazës përgatitore te Besëlidhja mund të kemi edhe surpriza në merkato, pavarësisht deklaratave të drejtueseve të saj.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"