“Kemi vuajtur euforinë”, ish-mbrojtësi Dibra: Vllazni, është koha për të fituar kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 9:13

“Kemi vuajtur euforinë”, ish-mbrojtësi Dibra: Vllazni, është koha për të fituar kampionatin

Vllaznia vijoi serinë e fitoreve edhe kundër Erzenit në Kupë, edhe pse vuajti pak në kohën e rregullt.

Ilir Dibra gjatë një ndeshjeje me veteranët e Vllaznisë në Vlorë

Ilir Dibra gjatë një ndeshjeje me veteranët e Vllaznisë në Vlorë

Shkodranët mbajnë vendin e dytë në kampionat dhe janë në gjysmëfinale të Kupës, çka do të thotë se kanë mundësi të fitojnë të dy trofetë. Ilir Dibra, ish-mbrojtësi i shpallur kampion me fanellën kuqeblu, jeton në Kanada, por aktualisht ndodhet në Shkodër dhe ka ndjekur nga afër dy ndeshjet e fundit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-lojtari i njohur është ndalur më shumë te fitorja me Tiranën. Ai thekson se është viti i Vllaznisë për të fituar titullin pas 23 vjetësh mungesë.

Dibra, nga Kanadaja direkt në stadiumin “Loro Boriçi” për të parë Vllazninë. Si i keni përjetuar këto dy ndeshje?

Po, pashë ndeshjen me Tiranën dhe atë të Kupës. Emocione të papërshkrueshme për fitoren me Tiranën, ndeshje të tilla të sjellin përherë emocione të mëdha. Ishte ndeshje e bukur dhe m’u bë qejfi që isha prezent në atë fitore të Vllaznisë kundër një rivali historik. Të jem i sinqertë, ishte një atmosferë e paparë prej vitesh. Kisha vite që nuk shikoja një takim kaq të bukur dhe një atmosferë të tillë. Pashë një Vllazni të bukur dhe në anën tjetër një Tiranë të dobët.

Si mendoni, a është ky viti i Vllaznisë për të fituar titullin?

Dëshiroj dhe uroj të jetë viti i Vlåaznisë në kampionat dhe në Kupë, ku tashmë është në 4-she. Besoj shumë te kjo Vllazni, u bënë 23 vite që nuk dalim kampion.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"