“Kemi lojtarë të rinj, të gjithë i shoh titullarë”, zv.trajneri Liçi: Skënderbeu shmang oshilacionet kundër Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 0:21

“Kemi lojtarë të rinj, të gjithë i shoh titullarë”, zv.trajneri Liçi: Skënderbeu shmang oshilacionet kundër Erzenit

Skënderbeu kërkon të vijojë me rezultatet pozitive edhe në ndeshjen e radhës në kampionat në transfertë ndaj Erzenit. Fitorja e fundit me Kukësin ka sjell një atmosferë të mirë në kampin korçar dhe gjithçka është duke u përgatitur më së miri nga ana e bardhekuqve.

GENTIAN LICI

Për zëvendëstrajnerin Gentian Liçi, ajo që shqetëson më shumë kampin korçar është luhatja në lojë e ekipit, ku më së shumti ndeshja ndaj Teutës mbetet një pikë e “errët” për Liçin. Kjo pasi ndaj Kukësit në pjesën më të madhe të takimit nuk mund të flitej për futboll.

“Kemi marrë një fitore të rëndësishme në një ndehsje të vështirë që u komplikua më shumë nga kushtet në të cilën u luajt. Mund të them se ishimme fat që gjetëm atë gol të shpejtë pasi për pjesën tjetër të ndeshjes sidomos gjatë pjesës së dytë nuk flitej më për futboll. Por ajo që jemi dukepunuar më së shumti është shmangia e oshilacioneve nga njëra ndeshje në tjetrën. Këtu e kam fjalën për ndeshjen me Teutën që nuk kemi luajtur mirë.

Kjo është diçka që na ka ndodhur edhe herë të tjera dhe mund tëthem se vjen edhe nga fakti qëkemi një ekip me lojtarë të rinj që përfshihen shpejt nga emocionet si pas një fitoreje apoedhe nga një moment i vështirë. Jemi duke punuar për këtëqë të gjejmë një zgjdhje a diçkatë tillë. Kjo pasi jemi të bindurqë cilësia në ekip nuk mungon.”- theksoi Liçi.

ERZENI – Sa i takon ndeshjessë radhës pavarësisht mungesave dhe dilemave që ekipi kapër momentin, korçari i stafit teknik mendon se Skënderbeui ka të gjitha mundësitë që tëarrijë një tjetër fitore në këtëtakim.

“Ndaj Erzenit kemi njëtjetër ndeshje të vështirë dhedelikate. Jemi duke punuarmirë dhe mund të them se përtej problemeve me mungesat, po gjejmë zgjidhjen e duhur sa i përket formacionit.

Kemi në dispozicion 25 lojtarë që janë gati për të qënë titullarë në çdo moment dhe kjo na jep dorë. Prandaj jemi të bindur se ata që do të fillojnë ndeshjen nga minuta e parë dotë tregojnë cilësitë e tyre”. – theksoi zëvendëstrajneri i Skënderbeut.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"