“Kemi lënë 4 pikë në shtesë”, Gjyla: Fitorja ndaj Egnatias na kthen në garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 12:20

“Kemi lënë 4 pikë në shtesë”, Gjyla: Fitorja ndaj Egnatias na kthen në garë

Vilfor Hysa do të jetë mungesa e sigurt për Lushnjën në sfidën e sotme përballë Egnatias. 31-vjeçari pësoi një dëmtim në stërvitje dhe pas ekzaminimeve të para rezultoi zgjatje muskulare. Hysa do të jetë pushim dhe parashikohet të rikthehet në stërvitje mesjavën e ardhshme

iLIR gJYLA

TRAJNERI – Numri një i stolit të Lushnjës, Ilir Gjyla, për “Panorama Sport” thotë se verdhejeshilët janë gati për sfidën me rrogozhinasit. “Është një nga ndeshjet më të vështira që do të zhvillojmë. Si Besa edhe Egnatia janë dy ekipe pretendente. Por ne do të luftojmë dhe do të japim maksimumin. Na shqetëson mungesa e Vilfor Hysës. Ai ka bërë një tërheqje muskulore. Megjithatë, jemi mësuar të luajmë edhe me 6-7 mungesa. Ndoshta do të na dalë më për hajër.

Do të mundohemi të luajmë mirë dhe rezultatin ta marrim në sajë të lojës. Mendoj që ekipi është gati dhe është stërvitur mirë”, deklaroi Gjyla. Tekniku verdhejeshil nënvizoi se e shqetëson mungesa e eksperiencës në ekip. “Ajo që më shqetëson mua është vetëm përvoja, eksperienca. Në dy ndeshjet e fundit kemi humbur katër pikë. Do të ishim rivalë të fortë me 17 pikë. Kemi pësuar një gol me penallti përballë Turbinës në të 94’. Kemi pësuar dhe një gol me Besën, në minutën e 93-të. Kemi në përbërje lojtarë të rinj dhe e humbim për pak gjë. Nga ana tjetër, janë djem që kanë dëshirë për të luajtur, kanë pasion dhe do mundohemi të luajmë në 100% të mundësive.

Në të kundërt, nëse nuk marrim pikët do të mbetemi prapa. Pa pikët e duhura nuk rri dot lart në klasifikim. Po vijnë skuadrat e tjera. Erdhi Turbina, po vjen Tomori. Do të kemi edhe ne javën e pushimit sikurse Tomori. Të gjithë duan të rrinë rehat dhe kjo të hap më shumë punë. Nëse do të kishim edhe këto 4 pikë që humbëm në dy ndeshjet e fundit do të ishim edhe ne pretendentë. Vazhdojmë të jemi gjithsesi, sepse një fitore me Egnatian na afron shumë. Na bashkon, na çon shumë pranë. Do të mundohemi të japim maksimumin”, deklaroi trajneri i Lushnjës, Gjyla.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"