Këlcyra bën surprizën në play-out, fitore mes tensionit për t’i marrë vendin në Kategorinë e Dytë skuadrës së Tepelenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 18:37

Këlcyra bën surprizën në play-out, fitore mes tensionit për t’i marrë vendin në Kategorinë e Dytë skuadrës së Tepelenës

Skuadra e Këlcyrës ka bërë surprizën në ndeshjen play-out të Kategorisë së Dytë, duke siguruar ngjitjen nga Kategoria e Tretë në këtë aktivitet. Skuadra në fjalë ka mundur në ndeshjen direkte Tepelenën, duke i marrë vendin në sezonin e ardhshëm.

kategoria-e-dyte

Tepelena ishte renditur në zonën e play-out në Kategorinë e Dytë në Grupin B dhe pasi u mposht në sfidën e parë nga Gramshi i Grupit A, për të ruajtur vendin e saj në nivelin e tretë të futbollit shqiptar, duhej të luante ndaj Këlcyrës në sfidën e sotme që u zhvillua në Lushnje.

Një duel i cili nisi mirë për skuadrën që vinte nga e Treta, e cila shënoi dy herë me anë të Shele dhe Hasa, ndërsa Gjyla shkurtoi diferencën në minutën e 24-t.

Në pjesën e dytë, ndeshja u bë më e ashpër dhe e tensionuar me kartona të kuq të njëpasnjëshëm ku Kalemi e Havaraj u ndëshkuan për Tepelenën, ndërsa Trimi për Këlcyrën. Në fund, goli i Balliut vulosi suksesin 3-1 të Këlcyrës që siguroi kështu vendin e e saj në Kategorinë e Dytë në edicionin e ardhshën, duke zbritur poshtë Tepelenën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"