KATEGORIA E TRETË/ Debuton AF Elbasani, fitore e thellë e ekipit të Stojkut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 14:10

KATEGORIA E TRETË/ Debuton AF Elbasani, fitore e thellë e ekipit të Stojkut

AF Elbasani ka debutuar në Kategorinë e Tretë duke fituar me “manita” me 5 gola ndaj Spartakut në transfertë.

AF ELBASANI

Shifrat u hapën nga Mici në minutën e 8, më pas shënoi Gava në minutën e 30 dhe Çota në të 41-ën duke e përfunduar pjesën e parë me rezultatin 0-3.

Në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Stojkut shënuan dy gola të tjerë, sërish nga Çota në minutën e 52 dhe nga Mici në të 74′. Një debutim perfekt ky për AF Elbasanin ku në ndeshjen e parë shkërmoqën Spartakun me 5 gola.

SPARTAKU 0-5 AF ELBASANI

Mici 8′, 74′, Gava 30′, Çota 41′, 52′

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"