KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Ndeshje dramatike me 6 gola në Lezhë, Valbona feston me “manita”. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 23:53

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Ndeshje dramatike me 6 gola në Lezhë, Valbona feston me “manita”. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme pesë duelet e vlefshme për javën e 19-të të Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku u regjistruan në total plot 15 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte te dueli i zhvilluar në Lezhë mes kryesueve të Beslidhjas dhe Tërbunit të Pukës. Një përballje tepër e luftuar që u mbyll me rezultatin dramatik 3-3.

BESELIDHJA

Një rezultat ky që shkon si “asist” për Valbonën e vendit të dytë, që sot triumfoi me Albanët me rezultatin e thellë 0-5. Tashmë tropojanët e shohin veten në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Besëlidhja që ka dhe një ndeshje më shumë se Valbona.  

Në duelet e tjera të ditës së sotme, Adriatikut i shpëtoi fitorja nga duart në minutën e 95-të ndaj Murlanit. Naftëtari bëri detyrën në shtëpi ndaj Gramshit, ndërkohë që dueli mes Veleçikut dhe Sopotit u mbyll me rezultatin 1-1. 

JAVA 19-Të E KATEGORISë Së DYTË, GRUPI A

REZULTATET:

BESËLIDHJA-TËRBUNI 3-3

Dibra 26′, Danaj 80′, Dibra 90′(p) /Kaçubela 8′, Gjini 76′, 90′

ALBANËT-VALBONA 0-5

Kovaci 25′, Ymeri 42′, Da Silva 55′, Mziu 72′ (p), Krasniqi 81′

NAFTËTARI-GRAMSHI 1-0

Kajo 51′

MURLANI-ADRIATIKU 1-1

Hasaj 90+5′ / Dhimitri 64′

VELEÇIKU-SOPOTI 1-1

Kukaj 24′ / Çota 42′

ILIRIA – PUSHIM

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"