KATEGORIA E DYTË/ Flamurtari e Luzi luajnë për trofeun dhe 20 milionë lekë, në fushë duelet “Play-Off” dhe “Play-Out”. Ja sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2022 | 12:30

KATEGORIA E DYTË/ Flamurtari e Luzi luajnë për trofeun dhe 20 milionë lekë, në fushë duelet “Play-Off” dhe “Play-Out”. Ja sfidat e sotme

* Luzi 2008 dhe Flamurtari u ngjitën direkt në Kategorinë e Parë si kryesues të grupeve A dhe B.

kategoria-e-dyte

Mes dy ekipeve do të luhet të dielën (8 maj) në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, një ndeshje finale për të përcaktuar kampionen e Kategorisë së Dytë, që merr një shpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetër nga FSHF-ja.

* Klosi, Internacionali, Përmeti dhe Këlcyra janë rrëzuar direkt në Kategorinë e Tretë pas përfundimit të kampionatit.

* Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka përjashtuar për pesë sezone radhazi klubet e Bulqizës, Gramshit dhe Internacionalit për shkak të trukimit të ndeshjeve në javët 20 dhe 21 të kampionatit të Kategorisë së Dytë në grupin A.

* FAZA “PLAY OFF”

Finalet (8 maj) TË DIELËN

Grupi A

ORIKU-VELEÇIKU 15:00 (Në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik)

Grupi B

LABËRIA-DEVOLLI 15:00 (Në stadiumin “Sopoti”, Librazhd)

* Ekipi fitues i “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë do të përballet me skuadrën që e mbyll kampionatin në vendin e 11-të të Kategorisë së Parë. Ndërsa klubi fitues i “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë do të luajë me ekipin që e mbyll kampionatin në vendin e 12-të të Kategorisë së Parë. Edhe këto ndeshje finale do të zhvillohen në një fushë asnjanëse që do të përcaktohet nga FSHF-ja.

* FAZA “PLAY OUT”

* Ada e Velipojës dhe Gramozi i Ersekës do të luajnë të dielën (8 maj) në orën 15:00 në kompleksin e Kamzës një ndeshje shtesë për mbijetesën në Kategorinë e Dytë.

Ekipi fitues do të sigurojë qëndrimin në kategori për sezonin 2022-2023, ndërsa humbësi do të zhvillojë një ndeshje tjetër finale për mbijetesën me vendin e tretë të Kategorisë së Tretë (Delvina).

Klubet që kanë siguruar ngjitjen direkte në të Dytën nga të Tretën janë AF Elbasani dhe Valbona e Tropojës.

KAT 2

KAT 2 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"