Kastrioti, portieri Kukrika lë Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2014 | 8:54

Kastrioti, portieri Kukrika lë Shqipërinë

mladen_kukrikaËshtë larguar në drejtim të familjes së tij në Trebinjë të Bosnjës portieri 23-vjeçar i krutanëve, Mladen Kukrika. Por, ai nuk e ka mbyllur mundësinë e rikthimit te Kastrioti. “Kam edhe 1 vit kontratë me ekipin, por do të shoh për rikthimin sesi do të shkojnë ngjarjet. Sidoqoftë, më vjen shumë keq që Kastrioti ra një kategori më poshtë sepse nuk e meritonte. Ishte një skuadër që kishte lojtarë shumë të mirë, por mund të them se ky ishte një sezon i pafat për ne. Mua realisht më pëlqente skuadra e Kastriotit dhe uroj që sa më parë të rikthehet në Superiore sepse e meriton. Megjithatë, unë mbetem në pritje të zhvillimit të ngjarjeve dhe vetëm atëherë do të vendos”. Kukrika që u afrua te Kastrioti në merkaton e janarit si një alternativë për largimin e portierit Ilion Lika, është lojtari i tretë i huaj i Kastriotit që largohet nga Shqipëria pas përfundimit të sezonit, pas Popoviç dhe Bratiç. Në fakt, Kukrika ka qenë i pranishëm edhe në ndeshjen e fundit, ndonëse në tribunë, së bashku me të huajt e tjerë Abraham dhe Da Silva. Për sa u përket të huajve të tjerë, Abraham tashmë është banor i përhershëm i Tiranës, në një kohë që Da Silva ndodhet në Greqi.
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"