Kastrioti nis zyrtarizimet, firmosin Raboshta dhe Boci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2015 | 18:35

Kastrioti nis zyrtarizimet, firmosin Raboshta dhe Boci

raboshtaAlis Boci dhe Jasmin Raboshta mund të konsiderohen tashmë zyrtarisht futbollistë të Kastriotit.

Pas firmosjes së kontratës nga ana e Elvis Plorit, tashmë po vijnë firmat e lojtarëve me të cilët ishte arritur akordi paraprakisht. Boci ka bërë edhe hapin final, duke hedhur firmën mbi kontratë. Performanca e mirë lojtarit në disa skuadra, ku më tepër spikat ajo te Luftëtari dhe së fundmi te Vllaznia, ka bindur stafin drejtues që ta afrojnë në skuadër.

“Gjithçka është mbyllur me sukses dhe tashmë mbrojtësi Boci do të jetë pjesë e skuadrës sonë”, shprehet mes të tjerash administratori krutan, Altin Hoxha.

Me afrimin e mbrojtësit, drejtuesit e pankinës krutane kanë afruar një futbollist mjaft kualitativ, që do të ndihmojë jo pak skuadrën krutane në përmbushjen e objektivit madhor që është rikthimi në Superiore. Ndërkaq, ka firmosur edhe Raboshta, por me sulmuesin shkodran akordi ishte arritur ditë më parë. Nga ana tjetër, drejtuesit kanë në plan edhe afrimin e afrikanit Kehinde Amoo Oueye. Futbollisti është një njohje e Kastriotit, pasi në fazën e parë të edicionit të kaluar ka qenë pjesë e tyre. Ajo që duhet pranuar, është se prezantimi i mesfushorit te skuadra krutane ka qenë mjaft i mirë. Sipas administratorit krutan, mësohet se me mesfushorin ende vazhdohet të jetë në bisedime. Por, ai është optimist se dhe ky futbollist ka të ngjarë të jetë pjesë e Kastriotit në sezonin e ri.

Përgatiti: Ndriçim Kruja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"