Kastrioti në ekuilibër, statistikat si… krenari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 15:44

Kastrioti në ekuilibër, statistikat si… krenari

Ndryshe nga sezonet e kaluara, ky kampionat ka rezultuar me një nisje shumë herë më të mirë për Kastriotin e drejtuar nga Emiljano Çela. Në 12 javët e luajtura deri më tani, krutanët kanë grumbulluar 15 pikë, duke qenë në vendin e gjashtë.

313349581_471246321651658_2660304889353896127_n

Me tri fitore, 6 barazime dhe 3 humbje, Kastrioti ka gjetur një ekuilibër të plotë, duke qenë një skuadër shumë e vështirë për ta mundur, në një kohë që vuan për të gjetur golin. Ka shënuar nëntë herë deri, por ka pësuar vetëm 8 gola, duke qenë mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit, pas asaj të Egnatias (rrogozhinast kanë pësuar vetëm 7 gola). Me këto statistika krutanët mund të frymëzohen për një vazhdimësi më pozitive, pasi është fakt se kanë tejkaluar çdo pritshmëri. Mjaftojnë shifrat e vjetshme për të kuptuar se sa rritje ka skuadra e Çelës. Pas 12 javësh në të njëjtën kohë gjatë sezonit të kaluar, Kastrioti kishte vetëm pesë pikë dhe pozicionohej në vendin e fundit, ku kishte arritur një fitore, dy barazime dhe pësuar plot 9 humbje.

Në atë kohë skuadra drejtohej nga Ramazan Ndreu, por gjërat ndryshuan shpejt pas afrimit të Çelës. Ndeshja e radhës e krutanëve është ndaj Tiranës më 11 dhjetor dhe trajneri po kryen një minifazë përgatitore për të pasur skuadrën në gjendjen më optimale të mundshme për transfertën me kampionët. Mungesa e vetme e sigurt pritet të jetë ajo e sulmuesit të krahut, Silvio Zogaj, i cili ka operuar meniskun dhe e ka mbyllur për këtë vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"