Kastrioti barazoi me Tiranën, Devolli: Na motivoi… Refik Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2019 | 11:49

Kastrioti barazoi me Tiranën, Devolli: Na motivoi… Refik Halili

Bledar Devolli zbulon se deklaratat e presidentit Halili, se skuadra e Kastriotit ishte zero, ndryshoi situatën. Sipas Devollit kjo solli mobilizim në ekip.

devolli

“Deklaratat e Halilit qenë një autogol që ka bërë presidenti i Tiranës. Ndoshta ishte pas derbit, ashtu siç kam bërë unë një apo dy herë. Kemi shumë presion, por deklarata ishte 50 për qind e motivimit. Të dielën më shumë u kënaqëm, pasi luajtëm ndaj një ekipi të madh siç është Tirana, paçka pozicionit që ka. E kemi edhe rival direkt dhe donim që t’ua tregonim të gjithëve: Ja ku na ka. Nuk donim ta humbitnim ndeshjen direkte me çdo lloj çmimi. E kishim përgatitur takimin mirë gjatë javës dhe ashtu na doli. E presuam lart dhe rastet që pati Ngoja ishin gabimet tona. Na shpëtoi Zoti. Ne rastet i bëmë me aksione të rrjedhshme, ndërsa ata dy herë rrezikuan me kundërsulmin. Djemtë ishin të kënaqur në fund të takimit. Laçi nuk luan për Kastriotin, por për veten e tij. Shpresoj edhe një dorë nga Zoti. Na solli deri këtu e le të na çojë deri në fund”, mbylli Devolli për “RTSH Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"