Karton i kuq i kërkuar vetë, Arjan Sheta i habit të gjithë në Peqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2016 | 11:12

Karton i kuq i kërkuar vetë, Arjan Sheta i habit të gjithë në Peqin

Mbrojtësi dhe kapiteni i Korabit, Arjan Sheta, ditën e djeshme në ndeshjen e zhvilluar në Peqin ndaj Flamurtarit, është ndëshkuar me karton të kuq për veprime që nuk i shkojnë aspak përshtat një futbollisti me shumë eksperiencë.

Sheta Korabi

Ai mori dy kartonë të verdhë të njëpasnjëshëm në harkun e 2 minutave për një veprim të përsëritur. Në minutën e 87 Sheta largoi topin tej rrethimit të fushës për të vonuar lojën teksa ndeshja ishte e ndërprerë dhe u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë, ndërsa një minutë më vonë përsëriti të njëjtin veprim, sikur të ishte duke e kërkuar vetë kartonin e kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"