Kanë investuar më pak nga paratët e pronave të tyre, ja pronarët më koprracë të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 23:56

Kanë investuar më pak nga paratët e pronave të tyre, ja pronarët më koprracë të Premier Ligës

Mançester Junajtid është klubi që ka investuar më pak nga paratë e pronarëve të tyre në Premier Ligë që prej vitit 2015. “Djajtë” mbeten një nga klubet më të pasura në botë, por prej sezonit 2014-’15 dhe deri në fund të 2018-’19, investimi i familjes amerikane Glejzër është më i ulëti nga të gjitha klubet e Premier Ligës: ata kanë tërhequr nga banka e klubit 89 milionë paund.

glazer_family2_1382282c

Sipas sajtit të specializuar për financat e futbollit, “Swiss Ramble”, gjatë pesë sezoneve, Çelsi mban vendin e parë, ku Roman Abramoviç ka shpenzuar shifrën bujare të 440 milionë paundëve nga xhepat e tij për të përforcuar skuadrën. Evertoni renditet në vend të dytë me 299 milionë paund të investuara nga pronarët, ndërsa Aston Vila (193 milionë), Brajtoni (186 milionë) dhe Fulhami (160 milionë paund) kanë investuar shifra të çmendura nga pronarët e tyre.

Rivalët e Mançester Sitit (142 milionë) dhe Uolvesi (131 milionë) kanë zbrazur xhepat e bosëve të klubit me më shumë se 100 milionë paund gjatë së njëjtës periudhë dhe më pas renditen Liverpuli (75 milionë), Lidsi (54 milionë), Kristal Palasi (45 milionë), Shefilld Junajtid (17 mln) dhe Sauthempton (1 mln).

Pronarët më koprracë?  Stan Kroenke i Arsenalit nuk ka dhënë asnjë qindarkë për “Topçinjtë”. Shtatë pronarë klubesh kanë futur në xhepat e tyre para këto 5 vite: Bërnlej (-4 mln), Uest Brom (-5 ml), Lestër (-6 mln), Uest Hem (-11 mln), Njukasëll (-18 mln), Totenhem (- 40 mln), Junajtid (-89 mln).

fINANCIMET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"