Kamza nuk ndalet, merr ish-mesfushorin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2017 | 17:59

Kamza nuk ndalet, merr ish-mesfushorin e Partizanit

Argjend Mustafa është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kamzës. Ish-mesfushori i Partizanit, Besës, Laçit dhe Tiranës ka firmosur ditën e sotme një kontratë 2 vjeçare me klubin e ri duke u bërë kështu blerja e 6-të në merkato.

Mustafa

24-vjeçari nga Vushtria është pjesë e kampionatit shqiptar që prej vitit 2012 ku mbajti për dy sezone veshur fanellën e Besës së Kavajës.

Mustafa Argjend

Më pas Mustafa kaloi te skuadra e Partizanit ku u aktivizua vetëm 6 takime. Në janar të 2015-tës ai vendosi të kalonte te Laçi ku edhe shkëlqeu duke u shndërruar në një lojtar kyç për kurbinasit.

Mustafa Laci

Në sezonin e fundit mesfushori ishte pjesë e Tiranës, por për arsye dëmtimi nuk luajti asnjë ndeshje. Nga sot ai do të nis një tjetër aventurë me skuadrën e re të Kamzës, e cila po ndërton një grup mjaft të fortë, për të mos e diskutuar mbijetesën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"