Kamza dhe Teuta bien dakord, mbrojtësi drejt Durrësit. Ekipi i Gjokës gjen edhe një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2018 | 14:17

Kamza dhe Teuta bien dakord, mbrojtësi drejt Durrësit. Ekipi i Gjokës gjen edhe një sulmues

Pas largimit të Bojan Gjeorgjevskit nga Teuta, klubi durrsak duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Nën urdharat e Bledi Shkëmbit, ashtu siç “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar, do të vihet mbrojtësi i Kamzës, Erlis Frashëri.

Frasheri

Drejtuesit e klubeve të Teutës dhe Kamzës, kanë rëndë dakord që Frashëri të kalojë tek “Djemtë e Detit”, që nga muaji janar. 30-vjeçari që nga 2016 ishte pjesë e Kamzës.

Ndërkohë, klubi i Kamzës nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton arritjen e marrëveshjes edhe me një sulmues tjetër. David Izazola, quhet 27-vjeçari nga Meksika, i cili është aktivizuar në disa ekipe në ligën e dytë meksikane, ndërsa gjatë 2018 ka qenë edhe pjesë e Salamankës, në Segunda Divizion B, në Spanjë, ku ka shënuar vetëm 1 gol.

david izazola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"