Kampionatet Abissnet Superiore U-19, U-17 dhe U-13/ Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për të gjitha ndeshjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2023 | 17:34

Kampionatet Abissnet Superiore U-19, U-17 dhe U-13/ Hidhet shorti, zbardhen kalendarët për të gjitha ndeshjet

U hodh paraditën e së premtes shorti për kampionatet “Abissnet Superiore U-19”, “Abissnet Superiore U-17” dhe “Abissnet Superiore U-13”. Para përfaqësuesve të klubeve, specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Neritan Koçi, tërhoqi goglat prej të cilave u përcaktua edhe rrugëtimi i skuadrave në këto kampionate për sezonin 2023/24, që nis më 24 shtator.

neritani-Departamenti-i-Garave

Java e parë për kampionatet e cituara më lart:

Abissnet Superiore U-19 dhe U-13
Teuta-Partizani
Tirana-Dinamo
Bylis-Vllaznia
Internacional-Apolonia
Laçi-Skënderbeu

Abissnet Superiore U-17
Teuta-Partizani
Tirana-Dinamo
Shkëndija Tr.-Vllaznia
Akademia e Futbollit-Apolonia
Laçi-Skënderbeu

Në kampionatin Abissnet Superiore U-19 dhe U-13 garojnë: Tirana, Apolonia, Vllaznia, Skënderbeu, Partizani, Dinamo, Laçi, Teuta, Internacional dhe Bylis. Në “Abissnet Superiore U-17” marrin pjesë: Tirana, Apolonia, Vllaznia, Skënderbeu, Partizani, Dinamo, Laçi, Teuta, Akademia e Futbollit dhe Shkëndija e Tiranës.

Këtë sezon gara do të jetë me 3 faza. Pas dy fazave të para pikët përgjysmohen dhe pesë ekipet e para vijojnë garën për titullin kampion me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ekipet nga vendi 6 tek i 10-ti për mbijetesën. Ekipi i vendit të fundit bie në Kategorinë e Parë, ndërsa vendi i nëntë luan një ndeshje shtesë (play-out) me vendin e dytë të Kategorisë së Parë.

Më poshtë kalendarët e plotë:

Kalendari i “Abissnet Superiore U-19”, sezoni 2023/241 2 3

Kalendari i “Abissnet Superiore U-17”, sezoni 2023/24

4 5 6

Kalendari i “Abissnet Superiore U-13”, sezoni 2023/24

7 89 10PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"