Kahn bën gati kostumin, ish-kapiteni bëhet gati të marrë detyrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2019 | 11:36

Kahn bën gati kostumin, ish-kapiteni bëhet gati të marrë detyrën e re

Në janar 2020, Bajernit të Mynihut do t’i shtohen edhe shërbimet e… “Titanit”, i cili do të zërë vendin e tij në zyrën e “Säbener Straße” në rolin e anëtarit të ri të bordit te kampionët e Gjermanisë. Puna e Oliver Kahnit do të nisë me një udhëtim të gjatë.

Kahn

50- vjeçari do të niset bashkë me skuadrën në Katar, ku ai do të jetë në kontakt me kolegët e tij të rinj gjatë fazës përgatitore dimërore të Bajernit. “Oli do të na sjellë eksperiencën e një ishlojtari të klasit botëror dhe gjithashtu të një menaxheri të suksesshëm”, thotë shefi i bordit, Karl-Hainc Rumenige.

Ish-presidenti Uli Hënes nuk do të ketë shansin të punojë më me ishportierin, por Rumenige po, pasi ka edhe një vit kontratë. Në 2021, Kahn do të mund të marrë postin e tij dhe deri atëherë pritet të ketë mësuar shumë prej shefit të tij. Ka kaluar më shumë se një dekadë nga hera e fundit që Kahn veshi fanellën e bavarezëve (për 14 vite me radhë deri në 2008). “Jam thellësisht i lidhur me klubin që ka ndryshuar jetën time.

Përjetova shumë momente emocionale, me ulje-ngritje”, tha ish-portieri i Karlsruhes, i cili në 2001 ngriti trofeun e Championsit, duke u bërë hero në penalltitë kundër Valencias në finalen e “San Siros” (priti 3). Gati 19 vite më vonë, do të ulet në tavolinën më të rëndësishme të drejtuesve të Bajernit, që e ka shpërblyer angazhimin e tij brenda dhe jashtë fushe me një kontratë 5- vjeçare.

577574688-oliver-kahn-fVeyWYspeVVGgR1Xa7

Gjatë kësaj periudhe ai do të jetë nën monitorimin e Rumeniges, i cili do t’i mësojë sekretet e zanatit të ri. Së bashku me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili gjithashtu do të marrë një vend në bord, Kahn mund të ndërtojë të ardhmen e re të Bajernit pa dyshen identifikuese prej vitesh Hënes-Rumenige. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, është se duhet vendosur kush do të jetë në stolin e skuadrës pas këtij sezoni.

Deri në fund ai i është besuar Hans Flikut. Kandidati i preferuar, Erik Ten Hag, ia ka mbyllur derën një largimi nga Ajaksi për momentin. Por nëse Flik do të bëjë gjëra të mëdha këtë sezon, zor se Bajerni është një klub që nuk do t’ia njihte vlerat dhe nuk do ta shpërblente me një kontratë të re.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"