Ka vetëm një dilemë në mesfushë, Milinkoviç “sfidon” Luftëtarin me formacion sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2017 | 11:15

Ka vetëm një dilemë në mesfushë, Milinkoviç “sfidon” Luftëtarin me formacion sulmues

Nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç, Kukësi u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Pezë Helmes në orën 10:00 dhe pas saj skuadra është nisur drejt Kukësit. Trajneri ka vendosur dhe formacionin, ku do t’u besojë lojtarëve që dhuruan tri pikë në ndeshjen ndaj Teutës, me ndryshimin e vetëm se në vend të Shametit kthehet Alla.

Milinkovic

Koliçi do të mbrojë portën, ndërsa Idrizi tashmë ka zënë vendin e Rrahman Hallaçit, Alla e Hoxha në qendër, Rrumbullaku në të majtë të mbrojtjes. Mesfusha do t’i besohet Ethemit në të djathtë, Imami ka qenë në balotazh me Krkotiç gjatë javës, por duket se 25-vjeçari kryeqytetas do ta nisë nga minuta e parë, Musolli që do mbajë dhe shiritin e kapitenit do vijojë më tej, ndërsa Kale në të majtë. Sakaq, Bakaj e Guri do formojnë dyshen e sulmit, me këtë të fundit pykë.

Kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"