Ka idhull Bufon dhe Hart, një tjetër “italian” synon portën kuqezi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 1, 2017 | 22:21

Ka idhull Bufon dhe Hart, një tjetër “italian” synon portën kuqezi

Entonjo Elezaj hedh kandidaturën për një vend në kombëtaren shqiptare. Sigurisht, për momentin në atë U-21. Futbollisti i datëlindjes 1996, aktualisht është pjese e Peruxhias në Serinë B dhe në të kaluarën ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë.

entonjo elezaj

Ai shpreson që të bindë Alban Bushin t’i besojë një vend në radhët e kuqezinjve kur këta të fundit të fundit të luajnë në eliminatoret e Europianit, siç ka treguar vetë për mediat italiane.

“Kam luajtur gjithmonë me kombëtaren shqiptare që kur bëra provat e para me të që në moshën 15-vjeçare. Më pas, mora pjesë në kualifikueset e Europianit U-17 dhe U-19, duke luajtur gjithmonë titullar. Shpresoj që të kthehem pjesë e përfaqësueses për Europianin U-21 në qershor. Jam shqiptar dhe kjo është zgjedhja që kam bërë”, u shpreh futbollisti, i pyetur se mos mendonte për një të mundshëm për të luajtur me Italinë.

elezaj

Ndonëse shumë i ri, Elezaj ka shëtitur në disa klube shumë prestigjioze pasi Juventusi e mori nga Torino që 15 vjeç dhe e caktoi të stërvitej edhe me ekipin e parë gjatë një sezoni. Në vitet në vijim, Elezajt iu dha mundësia që të zhvillonte edhe një provë me Mançester Sitin për një javë, duke u vënë nën urdhrat e stafit të skuadrës angleze e cila asokohe drejtohej nga Roberto Mançini.

elezaj

Ndaj kur e pyesin për idhujt e tij, Elezaj flet për ata portierë të cilët i ka parë nga afër në stërvitje.

“Më mirë është të kesh dy idhuj, se kështu ke një inspirim më të kompletuar. Idhujt e mi janë Xhanluixhi Bufon dhe Xho Hart. Me të dy kam pasur fatin e madh që të ndaj ndonjë seancë stërvitjesh dhe mund të them se ishte jashtëzakonisht motivuese”, deklaroi Elezaj.





www.minuta90.com