“Junajtid e refuzoi 2 herë Halandin”, Solskjaer zbulon prapaskenat në “Old Trafford”: Ronaldo kapriçoz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 23:49

“Junajtid e refuzoi 2 herë Halandin”, Solskjaer zbulon prapaskenat në “Old Trafford”: Ronaldo kapriçoz

Ole Gunar Solskjaer ka thënë se Erling Haland mund të kishte nënshkruar për Mançester Junajtid për më pak se 20 milionë paund nëse klubi do të kishte dëgjuar këshillat e tij. Ish-trajneri i Junajtid i dhuroi 16-vjeçarit Haland debutimin e tij si profesionist ndërsa ishte në krye të klubit norvegjez të Moldes në vitin 2017.

ronaldo-solskjaer

Ylli aktual i Sitit shënoi 20 gola në 50 paraqitje në të gjitha kompeticionet në dy sezone nën drejtimin e Solskjaerit, i cili informoi ish-klubin e tij për talentin e parakohshëm të sulmuesit norvegjez në verën e 2018. Por duke folur në podcastin “Stick to Football”, Solskjaer zbuloi se Junajtid vendosi ta injorojë mundësinë për të nënshkruar me bashkatdhetarin e tij. “E kisha atë te Molde për dy sezone”, tha ai. “Verën para se të shkoja te Junajtid, i telefonova klubit dhe i thashë:

‘Duhet ta nënshkruani me këtë djalë, ai do të jetë i klasit të lartë’. Ishte qershor/korrik 2018, dhe ata thanë se jo dhe se kishin raporte të mjaftueshme për lojtarët”. Solskjaer u largua nga Molde në dhjetor 2018 për t’u bërë menaxher i përkohshëm në “Old Trafford”, pas shkarkimit të Zhoze Murinjos dhe Haland e ndoqi atë duke u larguar një muaj më vonë dhe transferuar në Salcburg për 7 milionë paund.

I vetëdijshëm për potencialin e Halandit, Solskjaer iu lut përsëri “djajve” për të nënshkruar me sulmuesin, kontrata e të cilit me klubin austriak përfshinte një klauzolë prishjeje prej 17 milionë paundësh. “Ne kishim shitur Halandin te Salcburgu. Unë i them Junajtid menjëherë që ta blejë meqë kishte një klauzolë lirimi. Ne e dinim këtë që atëherë dhe askush tjetër nuk do t’i kishte paguar paratë: 20 milionë euro (17 milionë paund), do të kishte qenë një blerje me leverdi”.

RONALDO – Trajneri zbulon edhe sesi Kristiano Ronaldo “vrau” stilin e tyre të lojës pas kthimit të tij në Mançester, dhe pranon se aventura e dytë e portugezit në “Old Trafford” nuk funksionoi. “Me të në skuadër nuk kishte problem kur kishim topin.

Problem ishte në presing. Na duhej të bënim ndryshime. Kishte disa ndeshje ku ai kërkonte që të mos luante. Në të tjera reagonte kur zëvendësohej. Por në atë kohë, firmosja me të ishte vendimi i duhur. Ai ishte 37 vjeç, por ishte shënuesi më i mirënë botë. Problemet me të vijuanedhe pas largimit tim. Unë nukkisha asnjë problem me Ronaldon. Ne kishim një raport shumë tëmirë”.

BREZI I RI DHE SHIRITI – Solsjkaer kujton edhe momentinkur asnjë lojtar nuk donte të merrte shiritin e kapitenit dhe ka kritika për brezin e ri: “Askush nuktha ‘jo’ për t’u bërë kapiteni i skuadrës, por kjo ishte për ndeshjetë veçanta. Kishte nga ata qëthoshin se nuk donin të ishin nërolin e kapitenit për atë ndeshje.Ishte zhgënjyese. Të rinjtë janënjë brez i ndryshëm.

Është njëbrez mendjengushtë dhe që tregon mungesë ambicieje. Unë bërakapiten Meguajërin. Ai ishte liderii atij grupi kur unë isha në klub. Edija që Fernandesh kishte cilësipër të qenë lider. Ai ka personalitetin dhe cilësinë, por unë i thashëdhe ai e di se herë pas here është shumë emocional dhe e humbet pak kontrollin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"