“Ju erdhi dita të lani mëkatet se na keni hyrë në gjak”, shpërthen Devis Mema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2019 | 20:10

“Ju erdhi dita të lani mëkatet se na keni hyrë në gjak”, shpërthen Devis Mema

Humbja e Maliqit në Patos është shoqëruar me polemika të shumta, teksa drejtuesit e klubit juglindor akuzojnë kundërshtarët se po luajnë pisët dhe po i hyjnë në gjak ekipit maliqar.

ewf6fd

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, zv.trajneri Devis Mema është shprehur me tone të ashpra dhe ka kërcënuar rivalët për këtë situatë aspak komode të krijuar. Ish-sulmuesi i njohur nuk i ka kursyer “thumbimet” as ndaj rivalëve të Devollit, që sipas tij kanë dorë në sulmin që po i bëhet ekipit të Maliqit.

POSTIMI I DEVIS MEMËS:

“Keni që në verë qe merreni me ne pa filluar akoma kampionati. Mbaj mend në plazh të gjithë e paguanin çadrën 5 mijë, ju futët mik në plazh që ta paguaja 8 mijë. Mua më erdhi për të qeshur. Si do që të dalim në fund rëndësi ka që ne jemi burra dhe jemi të lumtur se nuk do na thotë njeri ju jeni kot, unë e futa vetë. As kemi blere as na kanë blere se nuk jemi për tu shitur. Tani s’keni çar bëni më! Ju erdhi dita të lani mëkatet se na keni hyrë në gjak dhe jeni tallur me djersën dhe punën tone.

Mema Egli

Vjen një ditë që Zoti të jep atë qe meriton. Takohemi të dielën dhe merrni dhe 10 arbitra me vete do ta shikoni si luhet futbolli dhe çdo të thotë luftë dhe si fitohet ndershëm se ju nuk e dini akoma çdo te thotë një loje futbolli. Ne do futemi në Kategori të Pare dhe po të na duhet të shkelim mbi të gjithë. Me vjen keq …. koha juaj mbaroi”, shkruan Mema.

Devis Mema

Kujtojmë që të dielën do të luhet derbi i juglindjes mes Maliqit dhe Devollit. Një përballje e zjarrtë që do të jetë përcaktuese për fatet e të 2 skuadrave që synojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"