Java e 12-të e Kategorisë së Dytë, sfida të “nxehta” në të dyja grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2018 | 8:00

Java e 12-të e Kategorisë së Dytë, sfida të “nxehta” në të dyja grupet

Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme javën e 12-të të saj. Në të dyja grupet parashikohen sfida të nxehta. Në grupin A, është luajtur ditën e djeshme derbi mes Partizanit B dhe Tiranës B. Fitorja u ka “buzëqeshur” demave me rezultatin 5-2. Sot, Tërbuni kryesues do të luajë me Vllazninë B në transfertë. Luzi 2008 i vendit të dytë do të kërkojë kreun përballë Spartakut. Sopoti i vendit të tretë do të ndeshet me Gramshin dhe sfida tjetër është ajo mes Kukësit B dhe Klosit.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Në grupin B sfida për kreun është mjaft e “nxehtë” pasi 3 ekipe ndodhet me pikët të barabarta. Kryesuesit e Maliqit do të ndeshen me Butrintin, ndërsa Shkumbini mat forcat me Albpetrolin. Devolli që mban vendin e tretë për shkak të golavarazhit do të luajë me Gramozin në shtëpi. Takime interesante janë edhe ato mes Përmetit dhe Tepelenës, Naftëtari-Termi, Këlcyra-Memaliaj dhe Delvina-Skrapari. Të gjitha ndeshjet do të luhen në 14:00. Më poshtë edhe pasqyra e plotë:

Capturekat2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"