Java e 11-të e Kategorisë së Dytë, ja takimet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2018 | 10:08

Java e 11-të e Kategorisë së Dytë, ja takimet e ditës së sotme

Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme javën e 11-të të saj. Sfida interesante do të luhen në grupin A dhe B. Tërbuni, kryesuesi i grupit A do të ndeshet me Tiranën B, ndërsa ndjeksi më i afërt, Luzi 2008, do të luaj në transfertë përballë Internacionalit. Një mundësi e mirë e Gramshit për të kaluar Spartakun, këta të fundit janë pushim këtë javë.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Ndërkohë grupi B po bëhet më i nxehtë nga java në javë. Maliqi kryesues do të udhëtojë për tu ndeshur me Delvinën. Po ashtu edhe Shkumbini do të luajë në transfertë ndaj skraparit. Devolli i vendit të tretë ndeshet me Memaliajn. Të gjitha sfidat do të luhen në orën 14:00. Më poshtë të gjitha takimet e programuara për sot:

kat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"