“Jam krenar dhe do të luaj për vendin tim”, Lenjani përgatit rikthimin: Mes meje dhe Panuçit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2019 | 14:31

“Jam krenar dhe do të luaj për vendin tim”, Lenjani përgatit rikthimin: Mes meje dhe Panuçit…

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin zvicerian me fanellën e Sionit. 29-vjeçari ka arritur të realizoi 5 gola, teksa në ndeshjen e fundit kundër Thun-it i dha fitoren skuadrës së Sionit, falë dopietës së realizuar.

ermir lenjani

Në një prononcim për mediat zviceriane në lidhje me pozicionin e tij në fushën e lojës, si dhe për krisjen me ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, Lenjani u shpreh:

lenjaniiiii

“Unë luaj aty ku dëshiron trajneri. Tani po luaj pak më lart. Krisja me Panuçin? Mes meje dhe Panuçit është thënë gjithçka, nuk kam mbetur asgjë për t’u thënë. Trajneri i ri i Kombëtares? Unë mirëpres çdo trajner që do të vijë. Jam krenar dhe do të luajë për vendin tim”, u shpreh Lenjani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"