Jaja Ture lojtar i Olimpiakosit, shikoni si e presin në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 20:56

Jaja Ture lojtar i Olimpiakosit, shikoni si e presin në Greqi

Lojtari i Bregut të Fildishtë, Jaja Ture është transferuar zyrtarisht te skuadra e Olimpiakosit në Greqi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e elitës së futbollit grek nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

dmg-ocyxcaiwmot_1535913986-193074

Më parë ishte bërë me dije se mesfushori që më parë kishte qenë nën urdhrat e Guardiolës kishte kryer testet mjekësorë në Londër e ndërsa klubi nuk u bë i ditur. Përtej fjalëve të merkatos Jaja Ture tashmë është lojtar i Olimpiakosit dhe për të është një rikthim te kjo skuadër. Ndërsa në Greqi 35-vjeçarit i kanë bërë një pritje madhështore.

bandicam 2018-09-02 20-55-16-271

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"