Ivani sytë nga qielli, korçarët tregojnë qytetari me rivalët! Ja pikantet e duelit Skënderbeu-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 16:34

Ivani sytë nga qielli, korçarët tregojnë qytetari me rivalët! Ja pikantet e duelit Skënderbeu-Kukësi

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes në Korçë.gfuioi

* Rreth 2500 tifozë që ishin të pranishëm në stadiumin Skënderbeu këtë të shtunë kanë ngelur me shije të hidhur pas humbjes me Kukësin. Të përgatitur për një fitore në ndeshjen e shtëpisë, korçarët nuk e kanë pritur aspak mirë ndeshjen e humbur në shtëpi, e treta radhazi për korçarët.

* Ndryshe nga ndeshja me Teutën, Skënderbeu hodhi në fushë një ekip ultra ofensiv në këtë ndeshje, por që nuk rezultoi të ishte i duhuri për të mundur Kukësin. Me tre mesfushorë në fushë dhe tre sulmues bardhekuqtë nuk arritën të prodhonin mjaftueshëm aq sa në pjesën e dytë ndryshimet ishin të detyruara.

* Goli i Reçit çoi në delir pankinën e Kukësit dhe pjesëtarët e stafit. Gëzimi ishte i papërmbajtshëm, teksa Nica nga ana e tij kërkonte qetësinë për të mos shpërdoruar avantazhin. Gjatë gjithë takimit trajneri i Kukësit u bënte thirrje lojtarëve të shmangnin emocionet dhe të ishin të përqendruar. “Kujdes, mos rrëmbehemi nga emocioni” ishte fjalia e përdorur më së shumti nga trajneri i Kukësit.

* Ivan Gvozdenoviç pas pësimit të golit është parë shumë kërkues ndaj ekipit, ndërsa disa herë ka ngritur sytë lart, duke kërkuar ndoshta mbështetjen e fatit për rastet e shpërdoruara. Këshillat nuk kanë munguar për secilin lojtar, por si përfundim asgjë nuk ka sjellë.

* Ardjan Takaj është parë i mërzitur pas humbjes në shtëpi. Presidenti i Skënderbeut ka qëndruar në tribunë pë rpjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa në fund të saj fillimisht është mbyllur në dhomën VIP e më pas është larguar pa takuar asnjë në përfundim të takimit.

* Tifozët bardhekuq kanë duartrokitur në masë ekipin mik të Kukësit për fitoren në Korçë, ndërsa nuk i kanë kursyer kritikat për ekipin e tyre, që nuk ka arritur të marrë fitoren edhe në ndeshjen e shtëpisë.

LL. SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"