Isko, shok skuadre me Çekiçin? Flet drejtuesi i skuadrës turke: Familja e tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 18:55

Isko, shok skuadre me Çekiçin? Flet drejtuesi i skuadrës turke: Familja e tij…

Isko Alarkon është një nga “emrat e luksit” që kanë mbetur pa skuadër pas merkatos së janarit. Ish-mesfushori i Realit, prishi kontratën me Seviljen dhe mbeti futbollist i lirë, por nuk ia doli që të firmoste me Union Berlin që e kërkonte, pasi spanjolli kishte pretendime të mëdha financiare.

ISKO 1

Tani, në skenë ka dalë një klubi i Koniaspor, i cili i ka bërë ftesë t’i bashkohet atij për pjesën e mbetur të sezonit. Konfirmimin për negociatat e ka bërë vetë zëvendëspresidenti i klubit ku aktivizohet Endri Çekiçi, Mehmet Akcan, por duke bërë të qartë se ishte e vështirë që të realizohej, pasi familja e spanjollit ishte kundër.

“Familja e Iskos nuk dëshiron që të jetojë në Turqi. Nga ana tjetër, edhe pretendimet financiare janë shumë të larta, mbi atë që është propozimi ynë. Ne po mundohemi që ta bindim, por çdo gjë duket shumë e vështirë. Mendoj se nuk do të ndryshojë, pavarësisht nga fakti që vazhdojmë negociatat. Për momentin nuk ka mirëkuptim”, konfirmoi ai, duke bërë të qartë se spanjolli mbetej një ëndërr e klubit, por për momentin asgjë më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"