“Ishtë një sezon shumë i vështirë”, flet Migjen Basha: E ardhmja ime do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2019 | 18:02

“Ishtë një sezon shumë i vështirë”, flet Migjen Basha: E ardhmja ime do të jetë…

Migjen Basha, mesfushori i Kombëtares, bëri një sezon të mirë në Greqi më Arisin e Selanikut. Shqiptari siguroi vendin e pestë në kampionat, çka do të thotë daljen në Ligën e Europës.

basha-arisNë një intervistë për “juvenews.eu”, Basha ka folur për të ardhmen e tij dhe për sfidën e Juventusit me Atalantën, si një ish-lojtari i bergamaskëve.Ai ka veshur fanellën e Atalantës për një sezon në Serinë B dhe është shprehur për ndeshjen deçizive të ish-skuadrës së tij.

Sezoni me Arisin? “Sezoni ishte shumë i vështirë, por në fund zumë vendin e pëstë që do të thotë Liga e Europës”.

Juventus-Atalanta? “Nga njëra anë është Juventusi që nuk ka motivim, nga ana tjetër Atalanta që ka nevojë për pikë për të arritur në Ligën e Kampionëve. Kjo skuadër na ka treguar se mund të fitojë kundër çdo kujt”.

Aventura juaj në Bergamo? “ Kujtime të mira, qyteti i bukur, shokët e shkëlqyer të ekipit dhe një organizatë dhe klub që gjithmonë ishin të gatshëm të na ndihmonin. U ndjeva shumë mirë atje, ishte nder të luaja për një vit atje”.

Trajnerët që të kanë ndihmuar më shumë? “Shumë trajnerë më kanë ndihmuar gjatë karrierës sime, nuk dua të përmend emra, të gjithë kanë qenë shumë të rëndësishëm për mua.”

E ardhmja? “Kam një kontratë dhe një vit tjetër me Arisin dhe pas kësaj do të shohim”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"