Ish-trajneri i Sandërlendit zbulon prapaskenën: E kërkuam Ibrën dy herë, por ai thjesht… qeshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 20:45

Ish-trajneri i Sandërlendit zbulon prapaskenën: E kërkuam Ibrën dy herë, por ai thjesht… qeshi

Piter Raid, ish-trajneri i Sandërlendit, zbulon një prapaskenë në lidhje me Zlatan Ibrahimoviçin. Në kohën kur luante te Malmo, kishte shumë ekipe të interesuara për suedezin: mes tyre edhe “macet e zeza” që kishin ofruar 6 milionë sterlina. Sulmuesi u takua edhe me klubin në Angli, por pastaj zgjodhi Ajaksin.

Zlatan

Ja çfarë shkruan Raid në autobiografinë e tij: “Më pëlqente fiziku dhe kapaciteti i tij teknik. Po, e provova ta transferoja kur ishte te Malmo, por pastaj shkoi tek Ajaksi. Ishim në ‘Roker Park’ (ish-stadiumi i Sandërlendit), por nuk kishte asnjë shans.

Raid

Nuk kisha asgjë për ta joshur. Kur ishte tek Ajaksi, patëm një tjetër takim. Ofruam 6 mln sterlina, por Ajaksi donte më shumë. Pashë Ibrën që u largua duke qeshur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"