Interi i papërmbajtshëm, tërmet 7-ballësh ndaj Sasuolos (video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2013 | 14:17

Interi i papërmbajtshëm, tërmet 7-ballësh ndaj Sasuolos (video)

InteriInteri ka shkatërruar Sasuolon në ndeshjen e javës së katërt të Seria A. Djemtë e Maxarrit kanë triumfuar thellë, me rezultatin 7-0 në transfertë, përballë vendasve, që nuk mundën të bënin asgjë. Serinë e golave e hapi Palacio në minutën e 7-të, për të vijuar edhe me dy gola në tjerë në 45 minutat e para: Taider (23′) dhe autogoli i Pucino (33′).  Me fillimin e pjesës së dytë Interi nuk e uli ritmin, duke gjetur edhe katër gola të tjerë me Alvarez 53′, Milito 63′ e 83′ dhe Kambiaso 75′.  Me këtë fitore zikaltrit ngjiten në kuotën e 10 pikëve, përkohësisht në krye, ndërsa Sasuolo qëndron e fundit në klasifikim, me zero pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"