Interi i mbyll dyert Premier Ligës, refuzon ofertën për mesfushorin dhe e konsideron të paprekshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 10:18

Interi i mbyll dyert Premier Ligës, refuzon ofertën për mesfushorin dhe e konsideron të paprekshëm

Në sezonet e fundit, Nikolo Barela ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe protagonist me fanellën e Interit. Mesfushori italian ka bërë sezone shumë të mira, gjë e cila e ka futur në radarët e shumë klubeve në Europë.

barela lautaro

Ditën e djeshme, u raportua se një ofertë me vlerën e 60 milionë eurove ka mbërritur te Interi për shërbimet e mesfushorit. Njukasëll po synon të bëjë mirë në Champions dhe ka nisur nga merkatoja. Megjithatë, përgjigja e zikaltërve ka qenë e menjëhershme, duke refuzuar ofertën për mesfushorin.

Mediat italiane raportojnë se nuk bëhet fjalë për një pakënaqësi në shumën e ofruar, por mesfushori shihet nga drejtuesit si një aset dhe pjesë e projektit të klubit. Ai nuk është në shitje për momentin dhe vetëm në rast se gjërat do të ndryshojnë deri në fund të merkatos, mund të ketë të reja për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"