Presidenti i PAOK-u me armë në fushë, Ministria e Sporteve merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2018 | 9:56

Presidenti i PAOK-u me armë në fushë, Ministria e Sporteve merr vendimin

Qeveria greke ka hequr pezullimin e kampionatit grek, pasi ka marrë garancitë e klubeve për të reformuar rregulloren me qëllim për të luftuar dhunën në futboll. Kampionati u ndërpre më 12 mars, një ditë pasi presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidhis, hyri në fushë me një pistoletë në brez për t’u bërë presion arbitrave për një gol që iu anulua skuadrës së tij në fundin e ndeshjes kundër AEK-ut të Athinës.

presidenti paok

Zëvendësministri i Kulturës dhe Sportit, Jorgos Vasiliadhis, e mori vendimin për të rinisur kampionatin ditën e djeshme, një ditë pasi klubet e Superligës greke vendosën në mënyrë unanime që të pranojnë ndryshimet e kodit disiplinor të kampionatit dhe dorëzuan propozimet për përmirësimin e legjislacionit në elitën e futbollit helen.

“Zëvendësministri i Kulturës dhe Sportit vendosi të heqë menjëherë masën e pezullimit të Superligës dhe Kupës së Greqisë”, thuhej në deklaratën që lëshoi ministria. Greqia e pezulloi pa afat futbollin e saj, pasi Savidhis hyri në fushë dhe mbajtur dorën në këllëfin e pistoletës për të protestuar golin që iu anulua skuadrës së tij.

Ndeshja u braktis, por më pas u vendos që t’i akordohej fitorja 1-0 PAOK-ut, duke parë se goli që nisi dhunën dhe që iu anulua atyre ishte i rregullt. Savidhis ka kërkuar ndjesë për incidentet, por ai dhe klubi i tij pritet të dënohen. FIFA e ka paralajmëruar gjithashtu Greqinë që të veprojë me dorë të hekurt, përndryshe rrezikon pezullimin ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"