Ildi Gruda në “krizë”, nuk shënon prej 8 ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 22:38

Ildi Gruda në “krizë”, nuk shënon prej 8 ndeshjesh

Një nga arsyet e rënies së Vllaznisë në këto ndeshjet e fundit mund të jetë edhe momenti i vështirë që po kalon sulmuesi Ildi Gruda.

gruda

Autori i 8 golave për kuqeblutë në këtë kampionat nuk shënon prej 8 ndeshjesh në të dy aktivitetet. Sulmuesi e ka humbur kontaktin me golin që prej fitores me Egnatian në Shkodër, e luajtur më 17 shkurt. Në atë ndeshje Gruda realizonte golin e fitores 2-1 ndaj rrogozhinasve. Më pas ky lojtar ka pasur një lloj rënieje të rendimentit në lojë dhe kjo është reflektuar në skuadër.

Ndoshta më shumë se për golat, Vllaznia ka nevojë për sprintet e Grudës, që krijojnë përshtjellim në zonën e kundërshtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"