Ikin tre futbollistë në merkaton e janarit, klubi i Kategorisë së Parë si… “kantier”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2023 | 23:23

Ikin tre futbollistë në merkaton e janarit, klubi i Kategorisë së Parë si… “kantier”

Tërbuni është kthyer në “kantier”. Prej ditësh nën urdhrat e Alert Alcanit janë vënë lojtarë të ndryshëm. Mes tyre janë edhe dy portierë që po tentojnë të bindin stafin teknik, por jo vetëm. Grupit i janë bashkuar plot 4 të huaj, dy nigerianë dhe dy brazilianë, pa llogaritur edhe 4 të rinjtë të ardhur nga akademia e Tiranës.

terbuni-besa

Asnjëri nuk e ka të sigurt qëndrimin dhe ndoshta miqësorja që luajnë sot me Besën, do të vendosë shumë për të ardhmen e tyre. Nga Puka ka pasur edhe largime dhe bëhet fjalë për emra si: Erik Trope, Rudolf Popaj dhe Kristi Kaso. Përgatitësi i portierëve, Besnik Malaj, për “Panorama Sport” thotë:

“Lojtarët ekzistues janë në formë të mirë, por dhe afrimet kanë cilësi. Në ekip kemi afruar edhe dy portierë, por vetëm njërin prej tyre do ta mbajmë. Ai do të jetë përkrah Elton Vatës, që është i paprekshëm. Shumë shpejt do të konfirmohet gjithçka për merkaton dhe do të jemi gati për rifillimin e garës”.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"