Ikën trajneri Dule, te Kamza bëjnë…shpikje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2014 | 9:55

Ikën trajneri Dule, te Kamza bëjnë…shpikje

Qarri ben me syHumbja e Kamzës në Pogradec është cilësuar si fatale për këtë ekip. Kjo ka bërë që presidentin Naim Qarri të shkarkojë menjëherë trajnerin Edmond Dule. Deri këtu gjithçka duket normale, por sa i përket teknikut të ri, drejtuesit e Kamzën kanë bërë një…shpikje. “Tashmë, kur ende kanë mbetur vetëm katër ndeshje deri në fund, ekipin ia kam besuar titullarëve të skuadrës, Rezart Maho, Fatjon Tafaj, Blendi Vashaku, Sajmir Gjokeja dhe Renato Sula. Këta do të jenë trajnerë dhe lojtarë deri në fund të kampionatit. Kam besim të plotë te të gjithë lojtarët se do t’ia dalin edhe këtë sezon. Ndeshje vendimtare për ne do të jetë ndaj Apolonisë, që do ta kemi këtë të shtunë”, është shprehur Qarri. Më pas, skuadra ka zhvilluar seancën stërvitore nën drejtimin e Fatjon Tafaj, i cili ka qenë i dëmtuar në sy dhe nuk është zhveshur për stërvitje. Gjatë kësaj seance, ka qenë i pranishëm vetë presidenti Qarri.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"