Ikardi vetëm në suitë me Çinën, gazetarja zbulon të fshehtën: Ai nuk kreu marrëdhënie me të sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 20:36

Ikardi vetëm në suitë me Çinën, gazetarja zbulon të fshehtën: Ai nuk kreu marrëdhënie me të sepse…

Jeta e Mauro Ikardit ka qenë një telenovelë kohët e fundit. Sulmuesi pranoi se kishte qëndruar në një hotel me modelen Çina Suarez. Mediat aluduan që ata ishin puthur, por vetëm kaq. Por çfarë e pengoi Ikardin që të kryente marrëdhënie me modelen?

ikardi

Shumë do thonë që dashuria për gruan e tij Uandën, por mediat argjentinase japi një arsye tjetër.

Gazetarja Pia Shou tregon se Ikardi vuan nga një sëmundje dhe e lidh me rastin e Çinës.

“Ikardi vuan nga Osmofobia. Ai në shtëpinë e tij së fundmi në Argjentinë, nuhati një erë të keqe tek frigoriferi dhe e flaku jashtë. Ai nuk i duron dot aromat e këqija.”

Për ata që nuk e dinë Osmofobia është një sëmundje e cila shkakton neveri, zmbrapsje dhe ndjeshmëri ndaj parfumeve dhe aromave. Kështu që Ikardi do jetë ndikuar nga aroma e parfumit të Çinës, ose të paktën kështu thotë gazetarja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"