I dhuroi fitoren Kastriotit, Zogaj: Jam i lumtur që falë golit tim të parë morëm 3 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 15:57

I dhuroi fitoren Kastriotit, Zogaj: Jam i lumtur që falë golit tim të parë morëm 3 pikë

Kastrioti arriti të mundte Vllazninë falë golit të shënuar në minutën e 65′. Autori i golit ishte mesfushori Silvio Zogaj i cili ka reguar pas ndeshjes. Ai u shpreh se ishte i lumtur që goli i tij i parë i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

dbeda2f6-ed59-4f5c-99ca-8bf8682c7371

 

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin, pasi është goli im i parë në kampionat. Dhe më vjen mirë që goli im shërben për tre pikët sidomos në momentin e vështirë që ishim, besoj ishte një fitore karakteri. Nuk kam një objektiv përsa i përket golave pasi nuk kam qenë mirë para porte, por shpresoj të bëj më të mirën në fushë për të ndihmuar ekipin dhe pas këtij goli të vijnë edhe më shumë të tjerë. Kënaqësia janë 3 pikët nuk ka rëndësi ndaj Vllaznisë mund të ishte një ekip tjetër sot, ne na duhej fitorja, kënaqësia është e madhe ndaj çdo ekipi. Për Vllazninë kam shumë respekt sepse kam kaluar vite të bukura aty, i uroj suksese ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Zogaj në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"