Hysaj në të majtë ndaj Milanit, shikoni vlerësimin për paraqitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 12:57

Hysaj në të majtë ndaj Milanit, shikoni vlerësimin për paraqitjen

I pagabueshëm edhe në krahun e majtë. Elseid Hysaj bëri një tjetër paraqitje solide në “San Siro” kundër Milanit. “Tuttomercatoweb” i vendosi notën 6, shoqëruar me komentin: “I detyruar të bëjë ndonjë faull të tepërt, por në tërësi mbahet mirë duke konsideruar se është spostuar në krahun e majtë dhe përballë ka një kilent të vështirë si Suso, futbollist kyç i Milanit, duke i lejuar më shumë më shumë se çdo gjë tjetër krosime me këmbën e tij të dobët”.
husaj
Disi më i rezervuar vlerësimi i “Eurosport”, që i vendosi mbrojtësit kuqezi notën 5.5 dhe ishte më i hidhur në gjykim: “Vuan iniciativat e vazhdueshme të Susos, duke marrë dhe një karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj spanjollit. Asnjë gabim i dukshëm, por 90 minuta të vështira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"