Humbje “e bukur”, loja në Shkodër kënaq stafin krutan. Çela do të bëjë rrotacion në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 19:08

Humbje “e bukur”, loja në Shkodër kënaq stafin krutan. Çela do të bëjë rrotacion në…

Kastrioti u mposht nga Vllaznia të dielën në një ndeshje që me përjashtim të episodit të golit, foli jo pak në favor të krutanëve. Edhe pse humbën, ata zhvilluan një ndeshje tejet pozitive dhe të luftuar, duke krijuar volum loje dhe raste për gol.

vllaznia kastrioti

Stafi teknik i Kastriotit pati dhe pakënaqësitë e veta mbi mënyrën se si u menaxhua kjo ndeshje nga arbitrat. Gjithsesi, pas humbjes, skuadra është lënë pushim dy ditë, ndërsa do të nisë përgatitjet të mërkurën për ndeshjen e radhës, e cila do të vijë pas angazhimit të Kombëtares.

Krutanët do të luajnë në mesjavën e ardhshme me Vorën për llogari të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e parë e turit të 1/ 16-tave do të zhvillohet më 28 shtator në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë. Kupa në vitet e fundit nuk ka qenë një nga objektivat primare të krutanëve, pas janë fokusuar gjithmonë për realizimin e objektivave në kampionat.

Për ndeshjen e kupës pritet që trajneri Emiljano Çela t’u japë përparësi lojtarëve që kanë marrë pak minuta në kampionat, ndonëse vjet krutanët u eliminuan pikërisht nga një skuadër e Kategorisë së Dytë, Flamurtari.

Megjithatë, këtë sezon synohet që të shkohet sa më larg edhe në kupë, por gjithmonë përparësi do të ketë kampionati.

Grupi i futbollistëve është më i kompletuar se sezoni i kaluar, kështu që Çela do të përdorë dhe rotacionin, duke filluar nga ndeshja e radhës.

Nëse krutanët kalojnë Vorën, atëherë në turin e dytë do të gjenin fituesin e çiftti DinamoButrinti, ku natyrisht favorit janë kryeqytetasit.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"