Historike, gjyqtarët kosovarë arbitrojnë ndeshje ndërkombëtare (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2017 | 23:27

Historike, gjyqtarët kosovarë arbitrojnë ndeshje ndërkombëtare (FOTO)

Më pak se një vit pas pranimit në UEFA dhe FIFA, futbolli kosovar shënon një tjetër sukses. Kësaj here jo në rezultate, por për faktin që për herë të parë një treshe gjyqtarësh nga Kosova drejtuan një ndeshje ndërkombëtare.

Gjyqtaret Kosova 1

Kryesori Genc Nuza, i ndihmuar nga anësorët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, vendosën drejtësi në miqësoren mes Turqisë dhe Moldavisë, e fituar 3-1 nga vendasit në stadiumin e Eskishehirit.

Gjyqtaret Kosova 3

Nuza nxori tre kartonë të verdhë, të tre të drejtë, derisa edhe ndihmësit e tij ishin në nivel të detyrës dhe nuk gabuan asnjëherë në vendimet e tyre, përkundër faktit që në disa raste kishin të bënin me raste milimetrike pozicioni jashtë loje.

Genc Nuza Turqi - Moldavi

“Ishte fantastike. Të gjithë na përgëzuan për paraqitjen. Nuk kam fjalë të tjera. Jam duke e shijuar këtë”, u shpreh për “Telegrafin” 27-vjeçari Nuza, i cili mori stemën e FIFA-s vetëm para disa javësh.

Genc Nuza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"