Historia përsëritet, Gjermania mund sërish 4-3 Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2015 | 19:02

Historia përsëritet, Gjermania mund sërish 4-3 Shqipërinë

shq

SHQIPËRI-GJERMANI 3-4
GOLAT: Bushi 33’, Kola 41’ (pen), Bushi 43’ (pen)/ Bobic 15’, Rojs 19’, Alberts 48’ (pen), 54’
SHQIPËRIA: Musta (Lekbello, Nallbani, Strakosha); Zmijani (Tomori, Duro), Targaj (k)(Vata), Baçi (Tole), Jera (Bellai), Ballgjini (Lala), Kushta (Bushi), Omuri (Dede), Zëri (Shehu, Rraklli), K.Cipi (G.Cipi), Kola. Trajner: A.Hafizi
GJERMANIA: Reinke; Unger, Albertz, Hergert (Marschall), Heiltz, Reich, Bobic, Noëotny, Marz, Beinlich, Prager (Gutschoë). Trajner: Eckerhad Kraytzun
GJYQTARË: Bujar Pregja, Uvil Zajmi, Sokol Avdo/ I katërt: Sokol Jareci
KARTON I VERDHE: Zmijani 47’

Gjermania nuk e fal Shqipërinë as me veteranët. Afro 5 mijë tifozë, më së shumti nostalgjikë të lojtarëve gjermanë të viteve ’90, por edhe legjendave kuqezi, kanë shijuar 80 minuta mes spektaklit, por edhe humorit në stadiumin “Elbasan Arena”. “Pancerat” kanë fituar 4-3, duke kthyer makthin e vitit 1997, pikërisht në ndeshjen zyrtare që dy Kombëtaret kanë luajtur në Hanover. Bëhet fjalë për humbjen dramatike 4-3 në minutat shtesë, kur gjermanët shënuan dhe në Shqipëri për shkak të ndërprerjes së transmetimit u mendua se gjithçka u mbyll 3-3.

Dje nga lojtarët e asaj fitoreje me shumë fat të Gjermanisë ishin Fredi Bobiç dhe Olaf Marshall (ky i fundit i kishte dhënë fitoren gjermanëve kundër Shqipërisë në sfidën e 11 tetorit të vitit 1997). Veteranët kuqezi, të drejtuar edhe dje nga Astrit Hafizi, e nisën lojën me legjendat e viteve ’80, që tashmë janë të gjithë nga mbi 50 vjeç. Emra të shquar, duke nisur nga ish-portieri Musta e me radhë, Ballgjini, Zëri, Jera, Zmijani, Kushta, Omuri etj., rezistuan pak në fushën e lojës. Mirëpo, ai që kishte më shumë nerv edhe pse 55-vjeç ishte Agustin Kola. Ish-sulmuesi i shquar i Tiranës ka shënuar një gol fantastik nga pika e bardhë e penalltisë, duke imituar goditjen e Andrea Pirlos.

Nën gjykimin e ish-ndërkombëtarit Bujar Pregja, loja nisi me dominimin e gjermanëve, që shënuan dy gola të shpejtë me Fredi Bobiç dhe Marko Reish. Aktivizimi i Alban Bushit i dha një tjetër impuls lojës së veteranëve kuqezi. “Loku” u bë protagonist në minutën e 34-t, duke shkurtuar diferencën e golave pas një asisti perfekt të Altin Rrakllit. Më pas barazoi Agustin Kola dhe pjesa e parë prej 40-mintuash u mbyll 2-2. Në nisjen e fraksionit të dytë, Shqipëria kaloi për herë të parë në avantazh pas golit të Bushit nga pika e bardhë, ndërsa ai që bëri diferencën ishte Jorg Albertz. 44-vjeçari, një ish-lojtar i Hamburgut dhe Kombëtares gjermane, shënoi dy gola, një me penallti dhe atë që vulosi fitoren pas një ekzekutimi të shkëlqyer nga goditja e dënimit.

Penalltia e ekzekutuar me mjeshtëri nga Agustin Kola

Vitet kalojnë, klasi mbetet. Agustin Kola.

Posted by Digitalb on 2015-05-07

Ndeshja e luajtur në vitin 1997 (Gjermani – Shqipëri 4-3)
Gjermani:
 Kahn, Thon, Kohler, Reuter, Helmer, Heinrich, Häßler, A. Möller, Kuntz (72. Marschall), Bierhoff, Bobic (60. Tarnat).
Shqipëri:
 Strakosha, Shulku, Xhumba, Fakaj, Tole (79. Gallo), Kola, Rudi Vata, Haxhi, Bushi (90. Prenga), Halili (55. Peco), Tare.
Golat:
 Helmer 64, Marschall 86′ Bierhoff 73′ 90′,/ Kohler 55(out), Tare 80, Rudi Vata 88.
Gjyqtar: 
Pedersen (Norvegji)

Minutat:

Mbyllet me fitoren e gjermanëve 4-3 sfida e yjeve në “Elbasan Arena”
79′
 Bogdani hedh një top në qendër por Rraklli nuk mundet dot të shtyjë topin drejt rrjetës, aty përfiton Bushi që godet por topi devijohet nga mbrojtësit dhe përfundon jashtë
76′
Strakosha sërish tregohet fantastik, portieri kuqezi grushton një goditje të Raiç duke e shpëtuar portën nga një gol i sigurt
74′
Rraklli tenton nga jashtë zone por grushton portieri gjerman
70′
 Largohet nga fusha Agustin Kola dhe në fushë Ilir Shulku
68′
Lala humbet këpucën por vazhdon të qëndrojë në fushë
66′
 Gjermania shënon pas një goditje kendi pasi topi kalon vijën fatale por artitri ia mohon golin
65′
Raiç del i vetëm përballë Strakoshës por por portieri kuqezi pret topin dhe më pas tenton sërish raiç por devijon topin Nevil Dede
63′
Portieri gjerman nuk e kontrollon dot topin dhe aty përfiton Duro i cili gjuan por goditja ndalet nga një mbrojtës, provon sërish Duro por këtë herë topi del jashtë
60′ 
Strakosha shpëton portën nga një gol i sigurt pasi bën një pritje spektakolare
59′
Lala rikuperon një top dhe pason për Rakllin i cili del i vetëm përballë portierin por gabon duke e goditur topin lehtë
57′
Zbritje e shpejtë e Shqipërisë me Bogdanin i cili pason në të djathtë për Duron, ky i fundit i afrohet zonës dhe nuk shërben, por godet vetë dhe pret portieri gjerman
55′ GOOOOOL GJERMANIA
Alberts realizon në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga rreth 25 metra duke shënuar një supergol
53′ Largohet nga fusha Nallbani dhe në lojë hyn Strakosha
49′ GOOOL GJERMANIA
Penallti për Gjermaninë dhe goditjen e merr përsipër Alberts që nuk gabon dhe realizon
45′
 GOOOOOOL SHQIPERIA. Goditjen e merr përsipër Alban Bushi që nuk gabon dhe i jep epërsinë Shqipërisë
44′ Duro pengohet në zonë dhe ka penallti

Astrit Hafizi pas pjesës së parë: ” Këmbëngula që të godiste Kola pasi e di talentin e tij dhe kisha besim se do të realizonte. Shpresojmë që të shënojmë më shumë gola në pjesën e dytë
Mbyllet në barazim 2-2 pjesa e parë
42′ SUPER Agustin Kola, barazon SHQIPERIA.
Lojtari ka ekzekutuar në mënyrë perfekte penalltinë duke barazuar rezultatin. Kola ka goditur në formë luge duke e mposhtur portierin gjerman dhe duke e dërguar në krahun e fundit
40′
Bushi pengohet në zonë dhe ka penallti
37′
Goditje dënimi për Shqipërinë, Bushi kontrollon topin dhe gjuan por goditja e tij përfundon mbi tra
34′ GOOOOOL SHQIPERIA
Shenon Alban Bushi. Sulmuesi merr një pasim dhe del i vetëm përballë portierit dhe pasi e shmang këtë të fundit shënon
33′
 Lekbello tregon aftësitë e tij, portieri ka shmangur një gol të sigurt
32′
 Bushi pason në qendër për Shehun por ky i fundit vonon aksionin dhe nuk arrin të realizojë
30′
Herbert largohet nga loja për Gjermaninë dhe deklaron se u kënaq shumë këto minuta dhe se ishte duke u argëtuar shumë gjatë lojës
29′
Shqiptarët të paqartë në lojën e tyre, Bushi tregohet egoist në një moment kur mund të pasonte për shokët e ekipit
25′
Alban Bushi niset nga krahu i djathtë dhe i afrohet zonës, sulmuesi pason në qendër por aty nuk ndodhet askush për të goditur topin
24′
 Hargert provon me një goditje të fuqishme nga jashtë zone por topi kalon shumë pak centimetra larg portës
23′
Gjuan Alban Bushi rrezikshëm nga brenda zonës por topi ndalet nga mbrojtësit
22′
Shqipëria e paqartë në lojën mbrojtëse, Bobic për pak sa nuk shënon sërish
21′
 Largohet nga fusha Musta, në fushë Lekbello
19 GOOOOL GJERMANIA Gabim i Geri i Cipit në mbrojtje dhe Raiç dyfishon epërsinë e gjermanëve
18′
Largohet nga fusha Jera dhe hyn Geri Cipi, Shqipëria qarkullon topin por gjermanët janë më cinikë
15′ GOOOL GJERMANIA Shënon Bobiç
12′
Zvëndësim për shqiptarët, largohet Zëri dhe në lojë Shehu. Pas daljes nga fusha Zëri deklaroi: “Kundërshtari është shumë më mirë se ne ndaj dhe ishte e vështirë që të luaje, u largova pasi nuk po vrapoja dot”.
09′
 Sërish Bobiç që shpërdoron, sulmuesi del përsëri i vetëm përballë Mustës dhe godet por topi përfundon jashtë
07′ Kundërsulm i shpejtë i gjermanëve dhe Bobiç merr një pasim duke dalë i vetëm përballë Mustës por portieri shqiptar ia mohon golin
03′ Sulmuesi i Gjermanisë, Bobiç ka pasur një mundësi për të kaluar ekipin e tij në avantazh pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen shqiptare por gjuajtja e tij kaloi ngjitur me shtyllën

 

 

 

Marschall 86

 Pedersen (Norway)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"