Hipoteza për të ardhmen e Klop, ish-mbrojtësi i Liverpul e bën fakt të kryer: Do të shkojë te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 23:00

Hipoteza për të ardhmen e Klop, ish-mbrojtësi i Liverpul e bën fakt të kryer: Do të shkojë te…

Ish-mbrojtësi zviceran i Liverpulit në etapën 1999-2005, Stefan Henshoz, ka hedhur vështrimin drejt të ardhmes së Jurgen Klop, i cili ka njoftuar para disa javësh se do largohet nga “reds”-at në fund të sezonit.

54654

Henshoz nuk ka asnjë dyshim mbi aventurën e re profesionale të trajnerit gjerman, duke zgjedhur klubin e re, i cili përkon me gjigantët e Bajern Mynih: “Nuk ka asnjë shans që Klop të qëndrojë në Angli. Respekti kundrejt mbështetësve të ekipit aktual është i madh dhe Jurgeni njihte për atributin e besnikërisë. Plus merr nuancën e një eksperience të vjetër në Ishull.

Kombëtarja gjermane po ashtu mund të vlerësohet më të drejtë si opsion i mundshëm, pra skenar i besueshëm, ama nuk e besojë se dëshiron të qëndrojë në hije për shumë gjatë. Ai kërkon sfida të reja.

Kam bindjen se Klop do përfundojë te Bajern Mynih. Grinta e teknikut 56-vjeçarit gjen qasje me bavarezët, sikurse potenciali i klubit nga Mynih për të konkurruar me më të mirët”, përfundoi Stefan Henshoz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"