Haland zbulon idhullin: U bëra lojtar prej Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 22:26

Haland zbulon idhullin: U bëra lojtar prej Ronaldos

Erling Haland është pa dyshim njeriu i momentit në futbollin europian. Talenti norvegjez deklaroi për “Daily Mail” se idhulli i tij është Kristiano Ronaldo. Sipas 19-vjeçarit, portugezi është një nga arsyet pse ai vendosi të luajë futboll. Haland ka shënuar 11 gola në 7 ndeshje për skuadrën e Borusias së Dortmundit pas ardhjes nga Salcburgu për shumën e 20 milionë eurove.

hALAND455

Për të dyja skuadrat, Erling ka shënuar 39 gola në 29 ndeshje në këtë sezon duke u konfirmuar sulmuesi më në formë për momentin. I pyetur se cili lojtar e inspiron, norvegjezi tha: “Dua ta takoj një ditë Ronaldon dhe t’i them që jam bërë futbollist falë tij. Për mua ai gjithmonë ka qenë një shembull”.

Sipas disa lajmeve që qarkullojnë në Itali, Haland mund të bëhet shok skuadre me portugezin në fund të sezonit. Agjenti i tij është Mino Raiola, i njëjti person që solli në Torino Matajs De Ligtin nga Ajaksi. Mendohet që në këtë operacion mund të përfshihet Emre Xhan, mesfushori që shkoi në formën e huazimit nga Juventusi në Dortmund. Në fund, bardhezinjtë mund të përdorin gjermanin për të arritur te 19- vjeçari.

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, është pa dyshim idhuli i Halandit, kjo u pa edhe në imitimin e tij në golat e shënuar. Në sfidën e Champions-it ndaj Parisit, Haland shënoi një dygolësh që i dha fitoren skuadrës së Borusias. Pikërisht në momentet e shënimit, norvegjezi mendoi të gëzonte si portugezi.

Të dy lojtarët mund të ndeshen kundër njëri-tjetrit nëse arrijnë të kalojnë në fazën tjetër të Champions-it. Gjermanët fituan ndeshjen e parë në shtëpi ndaj PSG-së, ndërsa Juventusi është ende në pritje të ndeshjes së parë ndaj Lionit, sfidë që do të luhet javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"