Hafizi kritik me dy ish-lojtarët e Kombëtares: Partizani duhet të presë sa t’i ulet barku Skukës, Abazaj nuk po orientohet te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 22:33

Hafizi kritik me dy ish-lojtarët e Kombëtares: Partizani duhet të presë sa t’i ulet barku Skukës, Abazaj nuk po orientohet te Tirana

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Astrit Hafizi, ka qenë mjaft kritik me sulmuesin e Partizanit, Xhuljano Skuka, që është rikthyer së fundmi në Superiore, si dhe sulmuesin e Tiranës, Kristal Abazaj.

tit hafizi

Trajneri shkodran  deklaroi në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus, se ardhja e Skukës te Partizani nuk e ka forcuar aspak, pasi ai është totalisht jashtë forme dhe mbi peshë.

“Tani të presim t’i ulet barku Skukës. Ai është një lojtar që iku me bujë, dhe erdhi me shumë bujë, por nuk po jep gjë”, tha Hafizi.

Gjithashtu kritika kishte edhe për Abazajn, për të cilin Hafizi tha se nuk po orientohet në fushë.

“Edhe Abazaj nuk po orientohet në fushë. Megjithatë, ka filluar të ndryshojë pak, por në fund të sezonit mund ta gjejë veten”, deklaroi Hafizi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"