Gyndogan nuk dinte asgjë, shkon dhe pyet gjyqtarin: Çfarë të tregon ora?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 23:48

Gyndogan nuk dinte asgjë, shkon dhe pyet gjyqtarin: Çfarë të tregon ora?

Lojtarët në Spanjë janë mësuar me idenë që nuk kanë në dispozicion teknologjinë e vijës së portës në ndeshjet e tyre. Më saktësisht ata të cilët kanë vite që luajë në këtë kampionat sepse për një lojtar të afruar së fundmi si Ilkai Gyndogan, kjo me sa duket ishte një njohuri që nuk e kishte.

fdggdfgfdgdfgdfgdfdgfgf

Në momentet e konfuzionit rreth golit që nuk u akordua për Barcelonën gjatë “El Clasico” kur Lunin priti topin brenda portës së tij, kishte disa minuta pritje që VAR të përcaktonte nëse sfera ishte e plotë përtej vijës apo jo.

Dhe Ilkai Gyndogan nuk po kuptonte pse, i mësuar me idenë që ora e gjyqtarit do të kishte sinjalizuar apo jo për golin. Ndaj kur kryesori po priste që të mësonte nga kolegët në VAR nëse topi kishte kaluar apo jo vijën, mesfushori gjerman i cili iu bashkua Barcelonës në verë, iu afrua kryesorit Sezar Soto Grado.

“Çfarë të tregon ora?”, pyeti ai gjyqtarin, i cili i shpjegoi se ora e tij nuk kishte funksionin e teknologjisë së portës pasi La Liga nuk e ka në aplikim një të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"