Guardiola qan mungesën e një bomberi te Siti: Nuk kemi sulmues që shënon 25 gola!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 17:56

Guardiola qan mungesën e një bomberi te Siti: Nuk kemi sulmues që shënon 25 gola!

 

Dy sezonet e fundit, loja e Mançester Sitit ka ndryshuar shumë pasi Guardiola nuk ka një sulmues pykë ku skuadra të referohet, por kërkon nga ekipi lojë gjithpëërfshirëse në mënyrë që të arrijnë tek goli.

guardiola

Siti dështoi të transferonte Herri Kejnin nga Totenhemi dhe Kristiano Ronaldon që shkoi në anën tjetër të qytetit.

Për këtë çështje foli vetë trajneri Pep Guadiola i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sauthemptonin në kampionat, tekniku spanjoll u shpreh:

“Kur humbasim një ndeshje, tifozët thonë se kemi nevojë për sulmues. Ne vetëm duhet të luajmë në grup për të marrë një rezultat pozitiv. Ne e dimë që ne nuk kemi një sulmues që shënon 25 gola për sezon, por duhet ta kompensojmë këtë mungesë me punë ekipore. Të gjithë duhet të përfshihen , kjo është ajo që ka rëndësi”, tha Guardiola.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"